Politike

Meta: Presidenti i ardhshëm do e ketë të lehtë, do jem unë në opozitë prandaj…

10 Maj 2022, 20:36 Nga DOSJA
Meta: Presidenti i ardhshëm do e ketë të lehtë, do jem

TIRANË– Ilir Meta nuk ka përmendur asnjë emër kur është pyetur për pasardhësin e tij në krye të shtetit. Por ka bërë me dije diçka; pasardhësi i tij do ta ketë më të lehtë kryerjen e detyrës pasi opozita do të drejtohet nga Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Top Story”, Meta tha se megjithatë pasardhësi i tij do të përballet me disa “çështje të nxehta” që do ta sfidojnë por sërish nuk e ka bërë me dije se për çfarë e ka fjalën. 

Ku e vendosni veten në radhitjen e presidentëve të mirë dhe të këqij?

Ilir Meta: Unë mendoj që është herët për të bërë një vlerësim timin sepse nuk kam përfunduar akoma. Kam qenë në qendër të ngacmimit dhe të provokimit dhe besoj se e kam mbajtur shumë mirë këtë situatë tensioni dhe provokimi.

Si duhet të jetë pasardhësi juaj?

Ilir Meta: Presidenti i ardhshëm do e ketë të vështirë, por edhe shumë të lehtë. Do jetë shumë e vështirë që të jetë i pavarur. Janë disa çështje që kushdo të vijë do mbajë një qëndrim. Ka disa çështje të nxehta. Por do e ketë të lehtë sepse në opozitë do të jetë Ilir Meta. Si mund të jesh albitër, kur të dy skuadrat janë miq, ndërsa porta është interesi publik dhe mbrohet nga opozita në parlament.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll