Politike

Si i ka raportet me ndërkombëtarët? Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA janë perfekte

10 Maj 2022, 20:17 Nga DOSJA
Si i ka raportet me ndërkombëtarët? Meta: Marrëdhëniet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka marrëdhënie shumë të mira me Ambasadën Amerikane. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Top Story”, Meta tha se kurrë nuk i ka gënjyer kurrë ndërkombëtarët, ndaj dhe disa herë ka pasur përplasje me ta, por shtoi se çdo gjë në fund është në rregull. 

Kreu i shtetit tha ndër të tjera se siç ka edhe shqiptarë që nuk ka integrit, ka edhe të huaj të tillë, por ka preferuar që të mos japë emra, edhe pse përplasjet më të ashpra publikisht i ka pasur me ambasadoren amerikanenë Shqipëri, Yuri Kim.

“Raportin tim në politikë e kam me shqiptarët jo me ndërkombëtarët. Nuk ka besoj politikan më korrekt sesa Ilir Meta me ndërkombëtarët se kam qenë gjithmonë shumë i qartë, kjo bëhet, kjo s’bëhet. Ilir Meta ka thënë shoh një plan për ta lënë Shqipërinë pa GJK. Më thanë jooooo. E garantojmë ne. Po të mos ishte Ilir Meta, edhe 20 vite të tjera do ishim pa Gjykatë Kushtetuese. Kemi shqiptarë me integritet, kemi dhe ashtu të tjerë. Ka edhe gjermane, amerikanë, italinë të tillë. Mund të siguroj çdo qytetar se marrëdhëniet e mia me SHBA janë perfekte sepse asnjëherë nuk i kam gënjyer. Gjithmonë kam dashur ti paralajmëroj. Çdo gjë është në mënyrën më të ndershme. Sesi kanë gjykuar është çështja e tyre,”-tha Meta ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll