Bota

Tronditet India, një fëmijë lind me tri koka(Foto)

20 Korrik 2019, 09:57 Nga DOSJA
Tronditet India, një fëmijë lind me tri koka(Foto)

INDIA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë. Më 11 korrik ka lindur një fëmijë me tre koka, në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh.

Lindja e fëmijës me tre koka ka shokuar mjekët, prindërit -familjarët dhe gjithë Indinë.

Nëna e fëmijës unik është nga fshati Pilua, e cila u pranua në qendrën shëndetësore pasi kishte vuajtur shumë.

Mjekët thanë se ishin të habitur të shihnin një grua që sjell në jetë këtë fëmijë të parregullt edhe pse ka pasur një shtatzëni normale.

Përafërsisht 75 përqind e këtyre foshnjave me probleme që mbijetojnë kanë shkallë të ndryshme të deficitit mendor.

Më 4 mars të këtij viti një ekip ekspertësh i neurokirurgëve në Institutin Sher-e-Kashmir të Shkencave Mjekësore operuan me sukses një fëmijë me dy koka.

Sipas njoftimeve, babai i të porsalindurit ishte përpjekur ta varroste të gjallë, duke u frikësuar se ai nuk do të ishte në gjendje të përballonte operacionin, por që çdo gjë shkoi mirë dhe sot fëmija jeton.

Nuk dihet akoma nëse do procedohet në mënyrë të tillë edhe me të lindurin e 11 korrikut, por për momentin nuk ka rrezikshmëri vdekje.

Marrë dhë përshtatur nga Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota femija lind me tri koka indi femija lind me tri koka indi

Sondazh

Poll