Sport

Probleme te “Reds”: Mané, Salah dhe Firmino, me kontrata drejt fundit

10 Maj 2022, 12:47 Nga DOSJA
Probleme te “Reds”: Mané, Salah dhe Firmino, me kontrata

ANGLI – Jo gjithçka është buzëqeshje dhe lumturi te Liverpool. Ndërsa gjithçka është e fokusuar në fitimin e FA Cup, Premier League dhe Champions League, turne që do të vendosen në ditët në vijim, drejtuesit e klubit nuk harrojnë planet për të ardhmen dhe konkretisht problemin e kontratave.

Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mané, kanë formuar një linjë sulmuese krejtësisht të frikshme në “Anfield” vitet e fundit. Sinkronizimi mes tyre ishte i tillë që, rastësisht ose jo, të treve u përfundon kontrata në vitin 2023 dhe duket shumë e pamundur, sipas “Goal”, që ata të rinovojnë.

Edhe pse është e vërtetë, që klubi do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë, diferenca e pagave është një handikap i rëndësishëm, ndërsa Jürgen Klopp dëshiron t’i mbajë me çdo kusht, veçanërisht senegalezin, i cili i ka shkelur syrin Barcelonës, ​​siç e bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Për momentin, asnjë nga të tre nuk ka rinovuar dhe Liverpooli duhet të fillojë të vlerësojë mundësinë e shitjes së tyre këtë verë për të marrë ca para, ose të shtojë përpjekjet për t’i bindur ata, në rrezik për t’i lënë të largohen falas sezonin e ardhshëm.

Për momentin, negociatat fokusohen te Salah, ylli skuadrës. Megjithatë, Mané dhe  Firmino, janë në pritje të ofertës që mund të marrë egjiptiani për të kërkuar një rritje të konsiderueshme të pagës, duke marrë parasysh edhe performancën e tij.

“Duhet t’i pyesni ata,”- tha Klopp disa javë më parë për të ardhmen e yjeve të tij, duke shtuar se “nëse rinovimi im është një shenjë pozitive për ta, por nuk mendoj se është vendimtare. Unë mendoj se ata janë shkëlqyeshëm dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta”.

B.T (Dosja.al) 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport champions dhe premier league champions league deri tani egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè liverpool champions dhe premier league champions league deri tani egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè liverpool

Sondazh

Poll