Art&Argëtim

‘Ajo ka nevojë për ndihmë’, fotot e fundit të Britney Spears shqetësojnë fansat e saj

10 Maj 2022, 13:23 Nga DOSJA
‘Ajo ka nevojë për ndihmë’, fotot e fundit të

SHBA– Këngëtarja Britney Spears ka shqetësuar fansat e saj të cilët kanë vërshuar në komente pas publikimit të disa fotove nudo disa orë më parë në Instagramin e saj.

Spears ka qenë gjithmonë aktive dhe e lirshme kur është fjala për publikimin e fotove tërheqëse në rrjetet sociale. Ajo ndau disa foto të saj nudo duke mbuluar gjoksin me duar dhe vendosur një emoji në zonën intime. Britney madje shkroi një mesazh inkurajues për ndjekësit e saj në përshkrim.

Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kishte një fëmijë brenda meje”, ka shkruar këngëtarja

Fansat u shqetësuan për artisten 40-vjeçare të pop-it dhe ‘vërshuan’ në seksionin e komenteve duke pyetur veten pse ajo kishte postuar të njëjtën fotografi disa herë, ndërsa disa mendonin se ajo po shfaqte më shumë nga vetja për 41 milionë ndjekësit e saj.

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Nuk ke nevojë për këtë”, ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër e ka inkurajuar që ta fshijë menjëherë postimin. Një i tretë madje pohoi: “Ata sy duken sikur po bërtasin që dikush ta ndihmojë. Thjesht nuk ka jetë në to.”

“Kjo vajzë është e sëmurë, ajo po qan për ndihmë,” shkroi një tjetër, ndërsa dikush tha: “Jam shumë i sigurt që kujdestaria ishte në vend për një arsye.

Një fans u ndje sikur burri i saj duhej të kishte ndërhyrë për të parandaluar yllin të postonte imazhet e saj: ‘Nëse burri juaj do të kishte respekt për ju, ai kurrë nuk do t’ju lejonte të postoni gjysmën e gjërave që bëni! Lër pak mister…’ 

Kur janë realizuar fotot, këngëtarja Toxic ka qenë me pushime në Meksikë me të fejuarin e saj Sam Asghari disa muaj më parë. Sipas një admiruesi, trajneri personal Sam duhet të kishte ndërhyrë për të parandaluar yllin që të publikonte fotot intime.

Me përfundimin e kujdestarisë së saj 13-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, Britneyt iu dha përsëri kontrolli i financave, vendimeve mjekësore dhe personale pas një beteje ligjore publike. Fansat e saj të zjarrtë u mblodhën pas saj dhe ndihmuan në nisjen e lëvizjes #FreeBritney, e cila pretendohej se e kishte ndihmuar të çlirohej nga babai i saj Jamie Spears.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz britney spears sam asghari britney spears sam asghari

Sondazh

Poll