Art&Argëtim

Rozana Radi revoltohet pas performancës së Ronelës: E tmerrshme, mungon ndriçimi…

10 Maj 2022, 11:59 Nga DOSJA

TIRANË- Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati ka dhënë performancën e saj përfundimtare para jurisë së festivalit të cilët kanë rol të madh për rrugëtimin e përfaqësuesve në finale.

Në lidhje me performancën e Ronelës ka reaguar këngëtarja Rozana Radi përmes një postimi në Istagram. Rozana ka shkruajtur se është zhgënjyer nga Eurovizion pasi efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin.

“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronelës sonte për arsye personale, por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plane telefizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin. (Ato efekte që përdoren mbuluan të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent ti bëhet “yzmeti’ dhe skenës në këtë këngë!”- shkruan Rozana.

Shfaqja do të filloj sot në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino (Itali) dhe Ronela do të jetë konkurentja e parë e cila do të hap shfaqjen.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2022 ronela hajati rozana radi eurovizion 2022 ronela hajati rozana radi

Sondazh

Poll