Art&Argëtim

“Mos bëni shumë llafe sot por kërceni”, Ronela jep mesazhin para performancës në Eurovision

10 Maj 2022, 12:46 Nga DOSJA
“Mos bëni shumë llafe sot por kërceni”, Ronela jep

ITALI- Vetëm pak orë na ndajmë nga nata e parë gjysëm finale e Eurovizion 2022 ku e para që do të performojë do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati.

Pak orë para performancës Ronela ka dhënë dhe mesazhin e saj për të gjithë shqiptarët ku në njv story në Instagram është shprehur se sot është nata ku duhet të kërcejnë dhe jo të merren me llafe.

Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela.

Ndërkohë në n jë story tjetër ajo i fton të gjithë që të mos harrojnë të votojnë për Shqipërinë.

Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni, 01, sonte.”, shkruan ajo.

Shfaqja do të fillojë sot në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Olimpico Arena në Torino, Itali. Prezantuesit do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2022 ronela hajati eurovizion 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll