Art&Argëtim

Ekspertja e gjuhës së trupit akuzon Amber: Po përpiqet të “manipulojë” panelin e gjykatës

10 Maj 2022, 07:40 Nga DOSJA
Ekspertja e gjuhës së trupit akuzon Amber: Po përpiqet të

SHBA- Judy James, specialiste e gjuhës së trupit, analizon lëvizjet e aktores Amber Heard gjatë gjyqit kundër aktorit Johnny Depp. Sipas specialistes, Amber edhe me modelin e flokëve, përpiqet të “kontrollojë” gjykimin e gjyqtarëve.

Aktorja që akuzon ish-bashkëshortin për dhunë në familje, duket se nuk ka bindur askënd deri tani me paraqitjen e versionit të saj para gjykatës. Gjykata e ka pëzulluar për momentin seancën gjyqsore për tu rikthyer me datë 16 Maj.

Sipas Proto Theme, specialistja e gjuheës së trupi ka thënë që Amber vetëm po merr rolin e të viktimës që publiku ta mbështesë.

“Drejtimi i shikimit dhe të folurit të saj është shumë i rëndësishëm. Fakti që ajo u buzëqeshi jurisë ishte për të ngjallur simpati. Është shumë e zakonshme të përpiqesh t’i drejtohesh komitetit drejtpërdrejt, në SHBA, por Amber duket se po përpiqet të krijojë lidhje personale me anëtarët e komitetit, duke filluar me buzëqeshjen. Fillimisht ajo buzëqesh në drejtim të gjyqtarit dhe menjëherë kthen kokën nga komisioni, duke treguar se është në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje të tyre”, -tha James.

Sa i përket lotëve që aktorja derdhi kur përshkroi momentet “tragjike” që ka përjetuar nga dhuna e që Depp ka ushtruar mbi të, ekspertja e gjuhës së trupit tha se është dakord me ata që mendojnë se ishin falso.

“Më dukeshin lotët e një aktoreje. Ishte një interpretim i keq ose një përgjigje komplekse e dikujt që ka ndjenja të përziera. Zakonisht ka një ndryshim në tonin e zërit kur qan. Edhe një kërcitje në mjekër. Nuk e di nëse ishte e vërtetë”-shtoi ajo.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz amber heard johnny deep dhunon amber heard johnny depp judy james amber heard johnny deep dhunon amber heard johnny depp judy james

Sondazh

Poll