Art&Argëtim

Soni Malaj flet për ish-bashkëshortin: Nuk jetojmë në një shtëpi por…

10 Maj 2022, 06:23 Nga DOSJA
Soni Malaj flet për ish-bashkëshortin: Nuk jetojmë në

TIRANË- Këngëtarja Soni Malaj është një ndër artistet shqiptare më e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë ndryshe, përballë fëmijëve të “Piter Pan”. Njëri nga fëmijët e ka pyetur Sonin për marrëdhënien me ish-bashkëshortin balerinin Mirko Luçarelli, me të cilin ka një vajzë, Anën.

Këngëtarja ka thënë se nuk jetojnë së bashku por për shkak të vajzës ata shoqërohen me njëri-tjetrin dhe shpesh bashkpunojnë për supriza të ndryshme që të bëjnë të lumtur Anën. 

“Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës,”-tha Soni Malaj.

Soni Malaj dhe balerini italian Mirko Luçarelli u njohën në një konkurs baleti. Nga martesa katërvjeçare erdhi në jetë fëmija i vetëm i çiftit dhe në 2015 këngëtarja njoftoi se i kishte dhën fund martesës së saj për arsye që nuk ka dashur t’i tregojë për publikunj. 

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz mirko lucarelli soni malaj mirko lucarelli soni malaj

Sondazh

Poll