Art&Argëtim

Familja Balwdin po zgjerohet, gruaja e aktorit zbulon gjininë e fëmijës së 7 (Video)

10 Maj 2022, 09:33 Nga DOSJA
Familja Balwdin po zgjerohet, gruaja e aktorit zbulon gjininë e

SHBA- Familja e aktorit Alec Baldwin do të mirëpresë në jetë një vajzë. Bashkëshortja e tij instruktorja Hilaria zbuloi dje se ata janë në pritje të një vajze. Lajmin e ëmbël e bëri me dije përmes një videoje që ndau në Instagram, ku shfaqet e gjithë familja.

Sipas mediave të huaja, në krah të videos ka shkruar në postimin e saj se ata do t’i ofrojnë një jetë të mirë ndërsa pjesa tjetër i takon fëmijës për të zbuluar veten e tij. Në videon e mëposhtme shfaqet e gjithë familja e tyre me gjashtë fëmijët teksa shihen secili gjatë gjithë klipit duke i dhënë këshilla motrës së tyre që pritet të vij në jetë.

“Ka qenë gjithmonë argëtuese dhe kuptimplotë për mua të zbuloja se cila është gjinia e foshnjës sime, megjithatë, ndërsa rritem dhe mësoj, dua ta bëj pak më ndryshe këtë herë. Çfarë do ta bëjë fëmijën tonë një person të dashur? Çfarë ka rëndësi?” Ndoshta asgjë që ne mund të përcaktojmë. Ne vetëm mund t’i udhëzojmë, inkurajojmë shpirtin e tyre, dëgjojmë, ndajmë përvojat tona dhe mësojmë prej tyre, ndërsa shikojmë udhëtimin e tyre. Mund të ofrojmë një jetë sa më të mirë por pjesa tjetër i takon fëmijës tonë që të zbulojë veten e tij unike. Unë ndaj me ju shpresat dhe dëshirat e familjes sonë, inkurajimin dhe këshillat për foshnjën tonë të re. Ndjej shumë gëzim duke parë këta fëmijë, të cilët janë të mbushur me dashuri dhe mençuri”, ka shkruar Hilaria.

Hilaria dhe Alec kanë një familje të madhe me 6 fëmijë dhe janë duke pritur fëmijën e 7. Fëmijët e tyre janë Carmen Gabriela , 8 vjeçe, Rafael Thomas , 6 vjeç, Leonardo Ángel Charles , 5 vjeç, Romeo Alejandro David 4, Eduardo “Edu” Pao Lucas , 18 muajsh, María Lucía Victoria , 13 muajshe.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin hilaria baldwin alec baldwin hilaria baldwin

Sondazh

Poll