Politike

“Mua të më mbajnë në presion ata?”/Berisha ia plas të qeshurës në studio:Rama më kanë tmerr

9 Maj 2022, 22:31 Nga DOSJA
“Mua të më mbajnë në presion ata?”/Berisha ia

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar atë, ka shpërthyer në të qeshura.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Berisha komentoi deklarata e Ramës dhe Manjës, duke u shprehur se prej vitesh ndonëse po kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument që e implikon atë.

“Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojën dhe nuk gjejën asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë. Edhe për Metën le t’i nxjerrin. Ne flasim me dokumenta, le të nxjerrin një. Rama dhe Manja e dinë që ky pushtet nuk qëndron dot nëse do të ketë një opozitë të vërtetë. Jo lepuri në bark, po kanë horror ne shpirt, po dekompozohen,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll