Politike

Parku i Butrintit, Margariti: S’do marr pagesa ekstra, më shohin si qyp me flori

9 Maj 2022, 23:02 Nga DOSJA
Parku i Butrintit, Margariti: S’do marr pagesa ekstra, më shohin si

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në një intervistë në emisionin “Log.”, Margariti pretendn se asnjë anëtar i bordit të menaxhimit të parkut të Butrintit nuk do të marrë pagesa ekstra.

“Bordi do të punoj me pjesëmarrje vullnetare, asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra. Në ëndrrat e disa personave jam veshur si qyp me florinj. Ministri i Kulturës dhe asnjë anëtar tjetër nuk merr asnjë pagesë,”- tha Margariti.

Po ashtu ajo tha se sipas projeksionit të bërë për planin e biznesit, pritshmëritë janë që Parkun e Butrintit ta vizitojnë deri në 460 mijë vizitorë në vit. Por, sipas ministres, nëse këta vizitorë nuk gjejnë shërbime në sit, ky do të ishte një autogol.

“Duhen audio-guida, virtual-tours, postacione të reja, kulla veneciane, mund të bëhet hiking…vizita në liqen, aksesim nëpërmjet liqenit në qytetin antik të Butrinit. Turistët nuk do ta rekomandojnë tek të njohurit e tyre nëse s’do të gjejnë shërbime në sit.”

Po ashtu, ministrja shpjegoi se mund të jenë në dispozicion dhe bileta për ta vizituar Butrintin më shumë se një ditë, duke ofruar shërbime edhe gjatë natës. Duke u kthyer tek numri i vizitorëve, ministrja theksoi se ato nuk do të jenë pika e vlerës së shtuar të Butrintit.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike elva margariti parku i butrintit elva margariti parku i butrintit

Sondazh

Poll