Politike

“Me Vokshin vodhi vota për Bashën”/ Këlliçi-Kullurit:Nëse provohet, heq dorë nga funksionet

9 Maj 2022, 21:32 Nga DOSJA
“Me Vokshin vodhi vota për Bashën”/

TIRANË– Edvin Kulluri ka bërë disa akuza të forta ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”, Kulluri tha se Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në kuti për Lulzim Bashën kur u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Basha vjet ka dyfishuar votat në kuti, kush ishin anëtarët e komisionit. Ata janë edhe po sot që janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Këtë e ka provuar Edi Paloka me fjalët e tij që e pranoi se të gjithë kemi vjedhur vota për Bashën dhe shpërblehet me votë për të qenë kreu i Këshillit Kombëtar, kur duhet të ishte përjashtuar nga PD. Unë shoh produktin e Këshillit Kombëtar ku nuk votohet Ibsen Elezi, por Rudina Hajdari. Pazar, por këto janë vota e vullnet politik. Kjo është për të ardhur keq”.

Akuzave të Kullurit i është përgjigjur Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Debat”. Ai u zotua duke u shprehur se do të hiqte dorë nga çdo funksion nëse do të gjendej një provë e vetme.

“Janë të pavërteta. Ftoj zotin Kulluri dhe këdo tjetër që ka një pretendim që kam prekur votën e një demokrati të vetëm të më paraqesin një provë, një fakt dhe unë tërhiqem nga çdo funksion që kam. Në atë proces nuk kam cenuar asnjë procesverbal. Nuk kam ndërhyrë në asnjë proces, jo më në kuti votimi,”– tha Këlliçi.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike belind kelliçi edvin kulluri belind kelliçi edvin kulluri

Sondazh

Poll