Bota

Zgjedhjet në Filipinë, Bongbong Marcos afër fitores për president

10 Maj 2022, 07:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Filipinë, Bongbong Marcos afër fitores për

FILIPINË- Politikani Bongbong Marcos, djali i ish-diktatorit të Filipinëve, është gati të fitojë zgjedhjet presidenciale sipas rezultateve të pjesshme dhe jozyrtare.

Sipas BBC, Marcos, deri më tani ka fituar 55.8% të votave, krahasuar me 28% për rivalin Leni Robredo. Marcos 64 vjeç, nuk është një i ri në politikë, pasi ka shërbyer në poste të ndryshme të zgjedhura ndër vite. Ai humbi zgjedhjet për nënpresidente të vitit 2016.

Fitorja e tij do të shënojë rikthimin e familjes Marcos në pushtet pas 36 vitesh. Mbështetësit e zbardhën kohën e familjes së tij në pushtet, e cila u karakterizua nga korrupsioni i rëndë, si një epokë të artë. Babai i tij, ish-presidenti Ferdinand Marcos, ishte i njohur për sundimin e tij brutal autoritar. Ai së bashku me gruan Imelda dhe miqtë e tyre, plaçkitën rreth 10 miliardë dollarë nga fondet publike.

Zgjedhjet nuk ishin vetëm për postet presidenciale, por edhe për senatorët, dhomën e ulët dhe zyrtarët rajonalë. Numërimi zyrtar i të gjitha votave mund të zgjasë disa ditë.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota bongbong marcos filipine bongbong marcos filipine

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...

Bota 9 Maj 2022, 20:27

Scholz-Macron: Ukraina i përket Evropës

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të hënën pasdite, duke dërguar një mesazh të fortë në favor të Ukrainës...