Bota

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

10 Maj 2022, 06:56 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim ndërsa tjetra sapo kishte mbyllur turnin e natës në punë. Ribashkimi i tyre u bë në kohë që lufta në Ukrainë vazhdon.

“Momenti ishte i lumtur dhe i trishtuar. Këtu po shihja sërish motrën time pas 20 vitesh, por nga ana tjetër sapo kisha lënë familjen dhe miqtë e mi në një vend në luftë- “ tha Angelika Batiai.

Motrat i kishin kaluar vitet e para të jetës së tyre së bashku në fshatin jugor të Ukrainës, Nikolaev, duke u mbështetur tek njëra-tjetra ndërkohë që u rritën vetëm nga nëna e cila nuk kishte mundësi të kujdesej për to pasi punonte që të mund të kishin mundësi për të jetuar.

Problemet familjare i lanë ata të ndahen menjëherë më pasi Angelika pesë-vjeçare u dërgua të jetonte me një teze dhe Tatyana, gjashtë vjeç u dërgua të gjyshja dhe më pas në jetimore.

Sipas The Guardian, Tatyana Kluge García, 25 vjeç ka thënë se e mban mend momentinkur ta u larguan nga njëra- tjetra dhe sipas saj ky moment ishte mjaft i vështirë pasi pas shumë lutjesh ata u ndanë.

“Por ekonomikisht ishte e pamundur, tezja nuk mund të përballonte të na merrte të dyve”-tha ajo.

Në moshën tetë vjeçare, Tatyana u birësua nga një familje në qytetin spanjoll të Girona, afër Barcelonës. Edhe pse gjuha ukrainase u zbeh, motra e saj mbeti vazhdimisht në mendimet e saj. 

“Unë gjithmonë kam thënë se do të shkoj në Ukrainë dhe do ta gjej atë,” tha Tatyana. 

Motrat kanë treguar se kanë kërkuar nëpër rrejtet sociale për njëra-tjetrën dhe në 2019 Angelika hasi në një profil në Facebook një vajzë që i dukej si e motra dhe pas shumë bisedave ajo kishte qenë Tatyana.

Gjatë kohës së luftës Angelika u detyrua të largohej nga Ukraina pasi i trembej luftës. Tatyana gjurmoi çdo hap të Angelika i bleu asaj një biletë avioni nga Varshava, për ta marrë në Spanjë. 

Motrat po jetojnë në apartamentin e Tatyanës, duke përdorur gjeste dore, një pjesë të vogël të fjalorit të përbashkët dhe Google Translate për të komunikuar.

Për Angelikën, kthimi me motrën e saj ishte një “ndjenjë e mrekullueshme, e pabesueshme”. Megjithatë, gëzimi u rivalizua nga ankthi për të lënë të dashurit e saj në një vend në luftë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota angelika batiai lufta ukraine-rusi angelika batiai lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 20:27

Scholz-Macron: Ukraina i përket Evropës

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të hënën pasdite, duke dërguar një mesazh të fortë në favor të Ukrainës...