Aktualitet

Vëllai i tij vrau gruan, vajzën dhe kunatën, dëmshpërblehet me 100 mijë euro shqiptari

9 Maj 2022, 19:47 Nga DOSJA
Vëllai i tij vrau gruan, vajzën dhe kunatën,

ITALI- Në vitin 2009 Alfred Melyshi shfarosi një pjesë të familjes së tij për një “iluzion fetar” për të cilin u shpall i pafajshëm për shkak se u shpall si person me sëmundje të shëndetit mendor. Repubblica shkruan se vëllai prej vitesh kërkon dëmshpërblim nga fondi i solidaritetit për viktimat e krimeve të qëllimshme dhe të dhunshme.

Ishte fundi i tetorit 2009 dhe Stradella, një qytet në zonën e Pavias, u godit nga një masakër familjare në të cilën vdiqën dy vajza të reja dhe një vajzë katërvjeçare. Tashmë, pas 13 vitesh, Komisioni i Solidaritetit për viktimat e krimeve të qëllimshme dhe të dhunshme i MPB-së i ka dhënë një dëmshpërblim total prej 100 mijë eurosh Anton Melyshit, bashkëshort dhe baba i dy viktimave dhe vëllai i vrasësit, Alfred, i cili gjatë gjykimit ishte diagnostikuar me “iluzion fetar” dhe për këtë gjyqtarët kishin aplikuar ndaj tij masën e sigurisë shtrimin në spitalin psikiatrik gjyqësor, duke e shpallur të pafajshëm.

Beteja e burrit, shpjegon avokati Claudio Defilippi, se do të vazhdojë përmes gjykatave për të marrë një dëmshpërblim më të përshtatshëm edhe në lidhje me vrasjen e kunatës së tij. Një procedim në fakt është duke u zhvilluar para Gjykatës së Apelit të Romës pas një përgjigje negative nga gjyqtari i shkallës së parë në lidhje me kërkesën për dëmshpërblim. Anton Melyshi, shqiptar banues në Stradellë, nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur gjakderdhja. Vëllai i tij Alfredi goditi me thikë gruan e Antonit, Rina Ndoj 23-vjeçaren, vajzën e tyre Klaudia dhe motrën e gruas së tij, Ornela Ndoj 19-vjeçare, e cila kishte shkuar në shtëpinë e familjes për vizitë atë ditë.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet alfred melyshi anton melyshi claudio defilippi ornela ndoj alfred melyshi anton melyshi claudio defilippi ornela ndoj

Sondazh

Poll