Aktualitet

“Rama ka nuhatur diçka”/Artan Hoxha: SPAK ka nisur hetim, të përfshirë 2 krahët, çova prova

9 Maj 2022, 19:44 Nga DOSJA
“Rama ka nuhatur diçka”/Artan Hoxha: SPAK ka nisur hetim,

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike dhe që mund të trazojnë më shumë ujërat në politikë.

I ftuar në emisionin “Log.”, Artan Hoxha tha se çështja në fjalë ka të përfshirë personazhe si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita, por nuk ka dhënë asnjë emër lidhur me rastin. Madje, Hoxha tha se edhe ai vetë ka depozituar në SPAK provat që kishte lidhur me rastin, duke e lidhur dhe me sulmet e fundit të kryeministrit Ed Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt., kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë. Kam pasur prova dhe kam vënë në dispozicion. Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Nuk është sukses të arrestosh një politikan por ta dënosh. Këto arrestimet që bëhen sa për fushatë janë të gabuara. Dënimet janë të rëndësishme. Kjo është situata që ne ndodhemi. Kryeministri në ato sondazhet e veta ka nuhatur diçka,”-tha ai ndër të tjera.

Por cila është kjo dosje e bujshme dhe a ka dijeni Rama për të? Pritet për t’u mësuar…

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll