Aktualitet

E FORTË! Berisha: Rama biseda me bandat, ka përdorur telefona “BQ”, duhet Komision Hetimor

9 Maj 2022, 18:29 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha: Rama biseda me bandat, ka përdorur telefona

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj pasardhësit të tij në detyrë, Edi Ramës. Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar Komision Hetimor për të investiguar edhe më tej lidhur me pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja, se ka përgjime që Rama flet me personazhe të njohur të botës së krimit.

Madje Berisha shkoi edhe mëtej duke ngritur dyshime se Rama mund të ketë pasur gisht në atentatin që iu bë më 1 nëntor, 2 vite më parë.

“Kërkoj Komision Hetimor për dëshminë publike të Arjan Ndojës. Thotë që kam regjistruar kryeministrin duke folur me banda dhe banditë. Unë e kam sulmuar atë, dihet botërisht. Ndaj tij u shkrehën kallashnikovë, edhe Edi Rama lëshonte breshëri kundër tij. Vetëm se nuk thoshte medet që shpëtove. Kishte gisht Rama në atë atentat? Duhet hetim. Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentrojnë Ramën. Telefoni BQ të analizohet se kujt i përkasin zërat. Të zbardhen mesazhet,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi debat me Felajn

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll