Aktualitet

Sensibilizim pas aksidentit të djeshëm, gazetarët në protestë: Tregoni kujdes në rrugë

9 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA
Sensibilizim pas aksidentit të djeshëm, gazetarët në

TIRANË- Pasditen e sotme në sheshin ‘Nënë Tereza’ gazetarët u mblodhën në një protestë pas aksidentit të tmerrshëm të ditës së djeshme ku Ajas Sulejmani pvr pak desh shkaktoi tragjedi duke shuar familjen prej 3 anëtarësh.

Protesta u organizua në formë sensibilizimi për qytetarët, duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme, në mënyrë që të gjithë të tregohen të kujdesshëm si drejtuesit e makinave ashtu edhe këmbësorët, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre por edhe të tjetrit.

Kur semafori është i kuq ndalo, kur është i verdhë bëhu gati, kur është jeshil futja vrapit se të vijnë makinat për të shtypur“, është ky mesazhi që u përcoll nga një fëmijë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njëherazi edhe organizatori i kësaj proteste, iu drejtua të gjithë përdoruesve të rrugës me një mesazh.

Vizat e bardha nuk janë viza kokaine, një i pasur dhe një i varfër kanë një të përbashkët, përdorin të njëjtën rrugë, bashkëjetesa është për të gjithë“, tha Rusta.

Ndërkohë që dhe gazetarja e kronikës, Anila Hoxha përcolli të njëjtin mesazh ku theksoi se si shoferët dhe kalimtarët duhet të respektojnë rregullat jo nga frika e gjobës por për jetën e tyre.

Media nuk ka vetëm rol informues, por edhe edukues dhe sensibilizues, për t’i thënë çdo përdorues të mjeti, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo nga frika e policit apo i një gjobe, por sepse një moment pakujdësie merr jetë dhe shkatërron jetë dhe ju vetë mund të shkatërroheni, ky është mesazhi im”, tha Hoxha.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë Gent Mullaj tha se e gjithë shoqëria duhet të punojë së bashku, për të bërë një ambient të sigurt bashkëjetese, teksa theksoi se vdekjen nga aksidentet janë më të larta se ato nga vrasje.

Unë nuk jam si individ, jam këtu për të përcjellë një mesazh dhe apel për qytetarët, policia, qytetarët dhe media, që kanë një rol për sensibilizimin e qytetarëve të punojmë sëbashku për të parandaluar aksident rrugore dhe për të siguruar një ambient të sigurt, e përfaqësojmë këtë nismë, ne jemi të parë që jemi përgjegjës dhe që jemi reagues ndaj çdo fenomeni negativisht, ju e keni parë që kjo punë që ne bëjmë, nuk është një punë me aksion, policia rrugore kanë vijuar punën në vijimësi, lajmet që ju transmetoni drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike, nuk vjen si pasojë e paaftësisë së policisë së shtetit, një automjet vret më shumë se vrasje, 52 vrasje, 180-2022 viktima nga aksidentet rrugore, duhet të punojmë së bashku.”, tha Mullai.

LAJMI KRYESOR: Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, prindërit ende në spital

(d.a/dosja.al)

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani anila hoxha arsen rusta g-class perplas ciftin dhe foshnjen ajas sulejmani anila hoxha arsen rusta g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll