Aktualitet

U shkarkua nga Vettingu, Elisabeta Imeraj preket: Ime bijë më thotë që jeta vazhdon

9 Maj 2022, 19:04 Nga DOSJA
U shkarkua nga Vettingu, Elisabeta Imeraj preket: Ime bijë më

TIRANË– Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar ditët e para pas shkarkimit nga detyra dhe përjashtimit nga sistemi i drejtësisë prej procesit të Vettingut. Në fjalën e saj, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Imeraj tha se e ka të vështirë, duke u prekur edhe kur ka përmendur të bijën. Po ashtu, Imeraj shton se ka pasur edhe emra të tjerë shumë të vlerësuar, por sërish janë shkarkuar edhe pse pa prova.

“Ditët kanë kaluar, ime bijë më thotë që jeta vazhdon. Do jem në dispozicionin tuaj të nxjerr pjesët e padukshme të procesit. Ka disa të tjerë që janë shkarkuar padrejtësisht. Iu përmend Sevdarin, Daniela Sulën. Mund të përmend emra me radhë që kanë vlerësime pozitive. Di raste që kanë dalë para Vettingut dhe kanë qarë. E kanë kaluar. Unë të paktën personalisht, kam 17 vite prokurore dhe në të gjitha trajnimet e bëra, nuk më është induktuar se mungesa dhe guximi për të thënë të vërtetën, të bën të papërshtatshme në sjellje,”-tha ajo.

(k.m.dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elisabeta imeraj

Sondazh

Poll