Aktualitet

Metodë e re/ Ndryshohet modeli i vlerësimit për nxënësit

9 Maj 2022, 18:08 Nga DOSJA
Metodë e re/ Ndryshohet modeli i vlerësimit për

TIRANË- Ndryshimet e paketës së vlerësimit për nxënësit janë bërë publike ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Arsimit Evis Kushi shkruan se këto ndryshime kanë për qëllim vlerësimin sa më objektiv të nxënësve dhe lehtësojnë mësuesit nga aspektet burokratike që të fokusohet sa më shumë në punën interaktive me nxënësit.

Postimi i Plotë:

Prezantohen ndryshimet e paketës së vlerësimit të nxënësve në sistemin e arsimit parauniversitar, për një vlerësim sa më objektiv të tyre dhe lehtësim të mësuesve nga aspektet burokratike, me qëllim final fokusin në punën interaktive me nxënësit. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi në shtator, me vitin e ardhshëm shkollor 2022 – 2023. Dua të falënderoj shumë Agjencinë e Sigurimit të Cilësinë të Arsimit Parauniversitar, të gjithë ekspertët, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore për punën intensive të këtyre muajve. Jam besimplotë që mësuesit tanë do të tregojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri të lartë në zbatimin e këtij modeli të ri të përmirësuar!

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll