Aktualitet

Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Bardhi: Do e merrni vesh

9 Maj 2022, 14:48 Nga DOSJA
Kush është deputeti me vilë 760 mijë euro? Bardhi: Do e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk ka preferuar të thotë emër kur është pyetur për kolegun anonim që denoncoi sot në rrjetet scoiale për të cilin tha se kryeministri Edi Rama e mban peng përmes një vilet 760 mijë euroshë. Përpara mediave, Bardhi tha vetëm se gazetarët duhet të hetojnë, por që do ta marrin vesh shumë shpejt edhe emrin e tij.

“Do ta merrni vesh shumë shpejt, duhet të hetoni,”- tha Bardhi.

Çfarë deklaroi Bardhi këtë paradite?

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar një nga anëtarët e PD-së, por që është pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Në një postim në Twitter, Bardhi shkruan se personi në fjalë zotëron një vilë me vlerë 760 mijë euro, që sipas tij nuk e justifikon. Bardhi shton se me këtë vilë, personi në fjalë, të cilit nuk i përmend emrin, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll