Aktualitet

AXHENDA- Kryeministri Rama niset sot drejt Brukselit, takohet me Borrell, nesër konferencë

9 Maj 2022, 14:08 Nga DOSJA
AXHENDA- Kryeministri Rama niset sot drejt Brukselit, takohet me Borrell,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Brukselit. Që pas mbërritjes së tij, mbrëmjen e sotme, Rama do të zhvillojë edhe një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Ndërkohë që nesër, Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit, nesër më 10 maj 2022. Po ashtu, do të zhvillojë takime sërish me Borrell dhe me komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

AXHENDA E PLOTË:

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30

Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama në bruksel edi rama edi rama në bruksel

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...