Aktualitet

EMRI/ Kapet sapo zbret në Rinas i dënuari me me 3 vjet e 4 muaj burg

9 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
EMRI/ Kapet sapo zbret në Rinas i dënuari me me 3 vjet e 4 muaj burg

TIRANË– Eduart Haxhia, 28 vjeç, banues në Paskuqan është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 28-vjeçari Haxhia është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Në vitin 2014, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, i riu i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një gruaje.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Punishment”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishment”. Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:- Eduart Haxhia, 28 vjeç, banues në Paskuqan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi në vitin 2014, në rrugën “Ylbere Bylykbashi” i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetaseje.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet eduart haxhia policia e tiranes eduart haxhia policia e tiranes

Sondazh

Poll