Vendimi për Valbona Sakon/ Shehi tregon prapaskenën: Si i morën në tel gjykatësit dhe i kërcënuan
Tiranë- Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar së fundmi se për Valbona Sakon , gjykata kanë marrë vendime nën presionin e qeverisë edhe të grupeve kriminale. Sipas tij gjykatësit janë marrë në telefon dhe janë detyruar që të marrin një vendim të tillë, që ta konfirmojnë atë në detyrë.
Deklarata e Shehit për Ora News:
“Ata gjykatës nuk i kanë marrë ato vendimet se janë budallenj. I kanë marrë me presione të Edi Ramës. Mbaroi kjo punë! Nuk është rastësi që janë zona si Durrësi ku ata nuk duan t’ia dinë jo për gjykatat. Ata kanë lidhje direkt me qeverinë. Kjo është drejtësia që do të sjellë Edi Rama.Të jeni të sigurt se mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon mos ky vetë ndonjë nga hyzmeqarët e tij, sigurisht edhe ndonjë grup kriminal për të marrë një vendim tjetër. Sigurisht, ai gjyqtari ka thënë punë e madhe se këtu lëmsh është bërë shteti. E kalojmë vettingun këtu.
Meqë këtë radhë nuk ka pasur zgjedhje, ishin një palë votime alla Rama. Çdo gjë është e justifikueshme brenda kësaj rrumpalle të përgjithshme. Ata gjykatësit kanë menduar se do të marrin vendime të pavarura. Në darkë i kanë marrë dhe i kanë kërcënuar.
Po dëgjoja që për vendimin e Presidentit, i mirë apo i keq vendimi, na ishte ngritur Akademia që paska të drejtë se atë Gjinushin e ka zgjedhur Akademia dhe Presidenti nuk ka të drejtë. Ky shtet ka mbaru fare. më vjen keq që e them. Duhet ngritur nga e para fare. Ky shtet nuk rikuperohet. Do rrëzuar Edi Rama i pari dhe gjithë ata që i shërbejnë që janë ushtarët, rojet e tij, hyzmeqarët e tij që vetëm me shtetin nuk kanë lidhje. Ky njeri mendon se është shteti vetë. Nuk trembet nga shqiptarët. Kur të vijë vjeshta. Shumë shqiptarë do ta shohin ndryshe. Do të fitohen edhe kokat e socialistëve dhe ta shohin se në çfarë rrokopuje është shteti shqiptar. Brenda një jave shihni se sa zullume kanë ndodhur. Mbrëmë Edi Rama me një parlament sharlatanësh, u dha dy miqve të vetë 300 milionë euro nga paratë e fëmijëve të vetë. Sigurisht i merr vet. Nuk janë budallenj që ua japin për sevap. Do të na lërë 3 miliard borxh, që do na duhet nja 10 vjet t’i shlyejmë. Qeveria e vjetër na la 300 milion dhe e shtyu 3 vjet dhe tha na ka lënë qeveria një gropë…
Dje Gjykata e Durrësit u tërhoq nga vendimi i dhënë dy ditë më parë, lidhur me refuzimin e mandatit të kandidates së majtë, Valbona Sakos. PS i ka bërë kërkesë Gjykatës së Durrësit për ta njohur mandatin e Valbona Sakos, ndërsa kjo e fundit e ka vërtetuar.(lexo këtu)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Mandati i Valbona Sakos/ Manjani: Çfarë do thotë Palmer dhe Soreca për rrumpallën e Durrësit?
Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e gjykatës së Durrësit që i dha sot mandatin kandidates së PS për bashkinë, Valbona Sako...
Xhafaj ia bën të qartë Ramës: Vetëm në ëndrra mund të kapësh sistemin e drejtësisë
Reforma në drejtësi në Shqipëri prej disa vitesh po prodhon debate të forta, në fillim me hartimin dhe me pas me zbatimin. Sot bashkëhartues dhe miratues të saj...
Me lot në sy lajmëroi dorëheqjen, Ngjela: Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj,Haradinajn
TIRANË- Ashtu sikurse politikanë të shumtë, edhe avokati Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një post...
Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës së Durrësit tregon ku po e çon Rilindja, Reformën në Drejtësi
LUSHNJE- Nga Lushnja ku ka vijuar turin e saj të takimeve me bazën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në vendimin e dytë të gjyka...
Meta për dorëheqjen e Haradinajt: Krenar për pafajësinë e heroit të kombit
TIRANË- Presdienti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryministrit të Kosovës, Ramush Hardianjt. Kreu i shtetit në një postim në Facebook, sh...
Dorëheqja e Haradinajt, Ditmir Bushati: Shembulli i një shtetari, Kosova për të vjen gjithnjë e para
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Në një postim në Facebook, Bushati...
Basha takim me strukturat e PD në Laç: Protestat nuk do ndalen gjatë verës, të vendosur të rrëzojmë Ramën
LAÇ- Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit të Laçit në bashkisedim me strukturat e de...
Panariti: Disa mënyra të thjeshta si të mbrojmë veten nga perimet e ngjyrosura
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në Facebook, shkruan sesi mund të mbrojmë veten nga perimet e frutat me ngjyrues sintetikë....
Dorëheqja e Haradinajt, Berisha: Vlerësim për aktin dinjitoz, trim që luftoi me heroizëm
TIRANË- Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.Berisha vlerëson aktin dinjitoz të Haradianjt, ...