Politike

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Kundër vjedhjes së pronave publike 

7 Maj 2022, 18:55 Nga DOSJA
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Kundër vjedhjes

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim. Me anë të një deklaratë gjatë protestë së sotme, Berisha tha se shumë shpejt do të nisë dhe protesta kundër vjedhjeve të pronave publike. Ai nuk përmendi datë për nisjen e protestës, por theksoi se do të qëndrojnë në interes së të drejave të qytetarëve shqiptarë.

“Shumë shpejt do të fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike. Po e paralajmëroj që tani, kundër vjedhjeve të pronave publike. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. E morët vesh se bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike. Datën do ta merrni vesh të parët ju por protesta do të fillojë pa diskutim. E morët vesh çfarë del pas parkut të Butrintit, së paku del Gjiknuri, i vëllai tij apo… Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në parlament, në media, në rrugë dhe kudo,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ “Stop vrasjes në komisariate”, nis protesta, qytetarët ndezin qirinj në gjithë vendin

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike proteste per ilvi meten sali berisha proteste per ilvi meten sali berisha

Sondazh

Poll