Politike

Rama sulmon SPAK, Paloka: Pse nuk reagon Kim? Po u bëjnë presion gjykatave për vulën e PD

7 Maj 2022, 17:41 Nga DOSJA
Rama sulmon SPAK, Paloka: Pse nuk reagon Kim? Po u bëjnë presion

TIRANË– Kryetari i sapozgjedhur i Këshilkit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkon reagim nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pas sulmeve që kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një postim në Facebook, Paloka shton se nëse Partia Demokratike do të kishte thënë një fjalë kundrejt drejtësisë, Kim do ta kishte dhënë mesazhin e saj. Por, këtë herë, ambasadorja hesht. Paloka shton se Kim dhe Rama po u bëjnë presion gjykatave që vulëne Partisë Demokratike t’ia kthejnë palës tjetër.

Postimi i plotë:

Tre jane ata qe kerkojne me kembengulje dhe me cdo menyre largimin e Berishes nga politika; Rama, Yuri dhe grupi L.B, E.A e te lene Ramen te qete ne vjedhje. Me pyeti dikush se perse nuk reagon Yuri kur Rama publikisht i ben presion drejtesise? “Nje fjale thuhej nga PD per organet e reja dhe menjehere te hidhej Yuri ne fyt. Tani Rama ben presion hapur po ambasadorja ne heshtje te plote” I shpjegova qe nderkohe vete Yuri bashke me Ramen po i bejne presion gjykatave qe vulen e PD t’ju a japin atyre qe ka emeruar Rama si opozite dhe kete e quajne “nxitje per te vendosur drejtesi”.  E keni vene re besoj qe tre jane ata qe kerkojne sot me kembengulje dhe me cdo menyre largimin e Berishes nga politika ; Rama , Yuri dhe grupi L.B,E.A. Qellimi eshte i perbashket; mos i prishet qetesia Rames nderkohe qe vjedh, dhunon e poshteron shqiptaret!

LAJM KRYESOR:Rama sulmon SPAK: Hetoni Metën e Berishën! Kraja: Ecim me kallëzime! PD: Mesazhe të koduara

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi paloka edi rama rama sulmon spak edi paloka edi rama rama sulmon spak

Sondazh

Poll