Sport

Nantes i shton “vitrinës” edhe një Kupë të Francës, mundi në finale Nice…

8 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
Nantes i shton “vitrinës” edhe një Kupë të

FRANCE – Më konstante dhe më sipërmarrëse se Nice, nëse jo më saktë, Nantes i ofroi vetes një Kupë të re të Francës, 21 vjet pas trofeut të tyre të fundit, në fund të një finaleje të diskutueshme, por edhe të një niveli të ulët teknik (1-0).

Falë një penalltie nga Ludovic Blas (47’), në fillimin e periudhës së dytë, Nantes ishte në gjendje të triumfonte ndaj Nice, e cila tregoi shumë pak për të merituar më mirë. Skuadra e Antoine Kombouaré sezonin e ardhshëm do të garojnë në Europa League.

Publiku i “Stade de France” me siguri do të ketë kujtime më të mira nga atmosfera e jashtëzakonshme në tribuna, sesa nga spektakli në fushë.

Me këtë trofe të ri, Nantes tani në vitrinat e muzeut të saj ka katër Kupa të Francës, po aq sa Bordeaux dhe Auxerre.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport skuadra e nantes trajneri i nantes zyra e prokurorit të nicës skuadra e nantes trajneri i nantes zyra e prokurorit të nicës

Sondazh

Poll