Bota

Guvernatori: Rusia bombardon shkollën në Ukrainë, 60 persona dyshohet se kanë humbur jetë

8 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
Guvernatori: Rusia bombardon shkollën në Ukrainë, 60 persona

UKRAINË- 60 persona dyshohet se humbën jetën pasi bombat ruse goditën një shkollë në fshatin ukrainas Bilohorivka.

Sipas Sky news, lajmin e ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Gaidai. Gaidai tha se Rusia hodhi një bombë në shkollën ku ishin strehuar rreth 90 njerëz, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu ndërtesën. Tridhjetë persona janë shpëtuar, ndërsa 2 janë nxjerrë të pajetë e dyshohet se edhe të tjerët kanë humbur jetën.

“Zjarri u shua pas gati katër orësh, më pas rrënojat u pastruan dhe, për fat të keq, u gjetën trupat e dy personave. Gjashtëdhjetë njerëz kishte të ngjarë të kishin vdekur nën rrënojat e ndërtesave, po punohet për nxjerrejn e trupave”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardohet shkolla në Lugansk, evakuuime nga fabrika e çelikut (ZHVILLIMET)

(j.c)/dosja/al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 60 persona te zhdukur lufta ukraine-rusi sulmohet shkolla ne ukraine 60 persona te zhdukur lufta ukraine-rusi sulmohet shkolla ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2022, 11:24

ANALIZË: A do ta pushtojë Rusia Moldavinë?

UKRAINË- Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i saj, Moldavia. Ky vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë ban...