Sport

Jorgji dy herë ‘toreador’, pasi vrau ‘demin’ në derbi, tërbon Olsi Ramën; Kush është ky…

7 Maj 2022, 21:59 Nga DOSJA
Jorgji dy herë ‘toreador’, pasi vrau ‘demin’

TIRANË– Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama shprehu pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit, sidomos kur mësoi se në sallën VAR ishte Enea Jorgji, një gjyqtar i kontestuar shpesh nga të kuqtë. Gjithçka lidhet me rastin Skuka-Hoxhallari, që nuk u akordua 11-metërsh.

“Nuk besoj se kishte nevojë që të ndihmohej Tirana që të dilte kampion sot. Për arsye se ishte virtualisht kampione dhe e kishte vetë në dorë fatin e vet. Arbitri ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Dua të di, kush ishte në VAR? Arbitër i VAR-it? Jorgji! Tani e kuptova.

Është një tavë Elbasani e gatuar me ngjalat e Lezhës që na sjell në këtë pikë. Unë nuk e kuptoj arsyen e anulimit të penalltisë. Ka protokoll VAR-i dhe rregulla. Në qoftë se Hamiti e pa që s’kishte kontakt, duhet të kishte karton të verdhë ndaj Skukës dhe do të ishte karton i dytë i verdhë, pra karton i kuq. Nuk ka gjysmë të vërteta.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 'pallati 'champlain towers south' olsi rama partizani 'pallati 'champlain towers south' olsi rama partizani

Sondazh

Poll