Sport

Tottenham ‘strekëmbësh’ Liverpool për titullin, City ka mundësinë ideale për t’u shkëputur

7 Maj 2022, 21:17 Nga DOSJA
Tottenham ‘strekëmbësh’ Liverpool për titullin, City

ANGLI– Një ndeshje e shkëlqyer, por shumë keqardhje për të dyja skuadrat: kjo është përmbledhja e ndeshjes së madhe të mes Liverpool dhe Tottenham që përfundoi me shifrat 1-1. Conte shpresoi për një fitore, por duhet të kënaqet me barazimin, Klopp rikuperoi një ndeshje të komplikuar, por nuk arrin të përmbysë rezultatin dhe të marrë në shtëpi 3 pikë.

Son shënoi për Tottenham në minutën e 56′, ndërsa Diaz do të barazonte shifrat 15 minuta nga përfundimi i takimit. Skuadra drejtuar nga Jurgen Klopp shkon përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 83 pikëve, po aq sa ka edhe Manchester City, që neser do të luajë ndaj Neëcastle dhe në rast suksesi, do e çonte diferencën në tre pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool tottenham liverpool tottenham

Sondazh

Poll