Sport

Tuchel shuan ‘zjarrin’ me Pulisic: “Nuk ka asnjë problem midis nesh”

6 Maj 2022, 14:31 Nga DOSJA
Tuchel shuan ‘zjarrin’ me Pulisic: “Nuk ka asnjë problem

ANGLI – Thomas Tuchel i ka hedhur ujë zjarrit dhe ka zgjidhur çdo problem me  Christian Pulisic, pasi babai i tij u shpreh se ai nuk është i lumtur te Chelsea.

Sipas babait, futbollisti amerikani së shpejti mund të largohet nga skuadra, pavarësisht dashurisë së tij “për klubin, shokët e skuadrës dhe Londrën”.

Nisur nga ky mesazh, i cili më pas u fshi, Tuchel u pyet në një konferencë për shtyp dhe nuk deshi t’i lërë as një sekondë vend spekulimeve, për një atmosferë gjoja të keqe në dhomat e zhveshjes.

“Unë nuk jam i shqetësuar, nëse babai i lojtarit thotë se ne nuk e duam atë (qesh). Është normale që lojtari të ndihet i frustruar. Ne kemi arsyet tona për të vënë baste për lojtarët në formacionin startuese,”- tha Tuchel.

Më tej ai u shpreh: “Nuk do të shihni kurrë fytyra të lumtura nga lojtarë që nuk janë titullarë. Midis Christianit dhe meje nuk ka asnjë problem. Në disa ndeshje ai ka patur një ndikim të madh nga pankina,” – përfundoi gjermani.

Në takimet e fundit Pulisic ka marrë pjesë shumë pak në fushë. Vetëm 22 minuta kundër Evertonit, 19 kundër United dhe 14 kundër West Hamit, edhe pse në këtë të fundit shënoi golin e fitores.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport christian pulisic gjermani thomas tuchel pjesë e planeve të thomas tuchel thomas tuchel christian pulisic gjermani thomas tuchel pjesë e planeve të thomas tuchel thomas tuchel

Sondazh

Poll