Aktualitet

VD-Aksident në aksin Shkodër-Tiranë/ Po lëviznin me motor, humb jetën çifti polak

6 Maj 2022, 09:43 Nga DOSJA
VD-Aksident në aksin Shkodër-Tiranë/ Po lëviznin me motor,

SHKODËR-Waldemar Makowski dhe Marta Makowska kanë gjetur vdekjen në vendin tonë. Ditën e sotme, turistët nga Polonia raportohet se u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në fshatin Kryebushat. Ata ishin duke udhëtuar me motor e për pasojë janë përplasur për vdekje nga një mjet. Dy turistët e huaj po udhëtonin me një motor dhe janë përplasur me një mjet ngjyrë të zezë. Ata ishin nisur në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte duke u futur në Shkodër.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ është vënë në pranga. 


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë). Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi ë. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

EMRAT- Burrë e grua! Kush janë viktimat e aksidentit, turistët ishin nisur drejt Lezhës

Aksidenti sot në Shkodër/Çifti polak gjeti vdekjen,RASTET tragjike të turistëve në Shqipëri

FOTO/ Aksidenti në Shkodër, dy turistët gjetën vdekjen, motori i shkatërruar tërësisht

(a.b)/dosja.al

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder marta makowska shkoder vdesin 2 turiste ne shkoder waldemar makowski aksident ne shkoder marta makowska shkoder vdesin 2 turiste ne shkoder waldemar makowski

Sondazh

Poll