Bota

Kërkoi sanksione të ashpra, raportuesja e BE-së për Kosovën kërcënohet nga grupi Wagner

6 Maj 2022, 12:35 Nga DOSJA
Kërkoi sanksione të ashpra, raportuesja e BE-së për

BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, është kërcënuar me anë të një letre nga oligarku rus dhe financuesi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.

Kërcënimet kanë ardhur pas një fjalimi që kishte mbajtur Von Cramon në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021 ku kërkonte sanksione ndaj grupit Wagner.

Rusia është një shaka! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponzorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin është aq i pakënaqur me fjalimin tim, sa më ka dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10 000 000 rubla. Më bëri për të qeshur. E gëzuar të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar Cramon duke bashkëngjitur letrën që kishte marrë.

Në fjalimin e saj në vitin 2021 ajo kishte thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”, për të treguar se vrasja nuk është biznes por është krim kundër njerëzimit.

#WagnerGroup

#Russia is a a joke! Russian state sponsored mercenary group #Wagner, run by #Putin‘s oligarch #Prigozhin is so unhappy with my plenary speech that has sent me a threatening letter suing for 10 000 000₽. Gave me a good chuckle. Glad to be in a company of @KubiliusA#WagnerGroup pic.twitter.com/jZoX9SZsWK

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 6, 2022

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota grupi wagner viola von cramon yevgeny prigozhin grupi wagner viola von cramon yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll