Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Shanset për heqjen e vetos janë më pak se 50%

6 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Shanset për heqjen e vetos

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mendon se shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50% dhe kjo për arsye siç thotë ai, të qasjes bullgare në negociata. Nëse ata arrijnë një marrëveshje bëjnë të mundur integrimin europian e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është kryesisht për shkak të sjelljes së palës tjetër. Unë gjithashtu mbështeta qasjen e re. Petkov bëri disa gjëra dhe e ndau të gjithë dypalëshin në pesë tema dhe çështja e historisë ishte vetëm një nga temat. Ai i bëri të gjitha në një mënyrë të bukur dhe ne folëm për shumë tema. Shanset po bien, sepse fatkeqësisht pala bullgare në muajin e fundit dëshiron ta kthejë historinë në derë të madhe. Nuk mendoj se Petkov, por faktorë të tjerë brenda dhe jashtë qeverisë bullgare kanë ndikim”-tha Pendarovski gjatë intervistës në emisionin “Samo Intervju”.

Sipas mediave maqedonase, shqetësimi i tij ishte i lidhur me marrëdhëniet që sipas tij kanë nisur pasi ai ka pritur në një takim përfaqësuesit e “OMO Ilinden Pirin”. 

“Morëm një breshëri fyerjesh dhe sulmesh. Ata iu kthyen fjalorit të vjetër bullgar. Petkov u sulmua frontalisht në qeveri dhe ai duhej të forconte referencën e tij politike,”– tha Pendarovski.

Presidenti theksoi se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk i kupton argumentat që vijnë nga bullgarët mbi marrëveshjen. Ai shprehet gjithashtu se sipas tij BE nuk po bën asgjë mbi problemin e tyre.

“Nuk bazohen në një axhendë të thjeshtë. Ajo që më shqetëson është se nuk shoh një fokus real të BE-së mbi problemin. Ata nuk ishin mjaftueshëm aktivë se Europa është një projekt gjeostrategjik. Europa gjithmonë ka qenë dhe ka filluar si një projekt paqeje, madje as lufta në Ukrainë nuk duhet të ndodhë për të hyrë në BE”-shtoi Pendarovski për ndikimin e Unionit në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Bullgaria pretendon prej vitesh se Maqedonia e Veriut nuk ka respektuar të drejtat e minoritetit bullgar në vend. Konflikti politik mes dy shteteve fqinje nisi kur Maqedonia e Veriut u kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të njohë gjuhën, identitetin kombëtar dhe kombin maqedonas. Për shkak të historisë, Bullgaria e refuzon kategorikisht ekzistencën e kombit maqedonas.

Vendi anëtar në BE ka bllokuar prej vitesh hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrim në BE. Në fund të vitit të kaluar, Bullgaria pranoi të ndajë më vete Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut lidhur me negociatat për anëtarësim në BE.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota integriteti i maqedonise se veriut ne be stevo pendarovski integriteti i maqedonise se veriut ne be stevo pendarovski

Sondazh

Poll