Bota

Albin Kurti nis vizitën drejt SHBA-ve, do të takojë disa zyrtarë të lartë dhe biznesmenë

6 Maj 2022, 11:22 Nga DOSJA
Albin Kurti nis vizitën drejt SHBA-ve, do të takojë disa

KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e kreministrit njofton se gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Kohë më parë Kurti u kritikua për shtyrjen e vizitës zyrtare në SHBA, ku dhe u aludua se ai kishte probleme dhe nuk mund të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë Kurti kishte thënë se pengesa kryesore ishte logjistike-teknike, sepse, sipas tij, nuk mund të shkohet për tri ditë në një shtet aq të largët. Madje, ai paralajmëroi se kur të shkojë, do të qëndrojë gjatë.

“Kur te shkoj në SHBA nuk mund të shkoj për tri ditë, do të shkoj për 10 ditë apo dy javë, sepse është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që mund t’i bëj atje do të jenë më të shumta sesa në Europë…Do të shkoj të qëndroj me gjatë sesa në shtetet e BE-së, do të më duhet ndoshta të qëndroj pak më shumë se zakonisht, kështu që ju do të mund ta bëni pyetjen se kur do të kthehet”,-ishte shprehur Kurti.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne shba albin kurti ne shba

Sondazh

Poll