Bota

Zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre: Unë jam ajo që Trump urren

6 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë Karin

SHBA-Karin Jean-Pierre është gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksual, që do të bëhët zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë më 13 maj duke zëvendësuar Jen Psaki. Jean-Pierre ka thënë në 2016 kur ka qenë përfaqësuese e orgaizatës kombëtare “MoveOn”, se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump e urrente, sepse është me ngjyrë dhe homoseksuale.

“Unë jam ajo që urren Donald Trump: gruaja, zezakja dhe homoseksualaj”, ka thënë ajo. Sipas protothema.gr, Jean-Pierre dhe partnerin e saj korrespondentja e CNN Susan Malvo , kanë adoptuar një vajzë, Soleig Malvo Jean Pierre.

 

Jean-Pierre ka fituar eksperiencë politike në stafin e ish-presidentit Barack Obama dhe ka qenë bashkëpunëtore e zëvendëspresidentes Kamala Harris gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020. Deri më sot ka qenë zëvendëse e Jen Daki-t dhe gëzon respektin e Presidentit Biden dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

Ajo është e diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Nju Jork dhe ka magjistruar në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin e Kolumbias. Jean-Pierre, 44 vjeçe, ka lindur në Fort de France, Martinique dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara me familjen e saj në moshën pesë vjeçare. Ajo u rrit në Queens Village, Nju Jork dhe është më e madhja nga tre vëllezërit. Nëna e saj punonte dhe babai i saj ishte shofer taksie.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi dje se e kishte zgjedhur atë si përfaqësuese të Shtëpisë së Bardhë pasi i ka të gjitha kualifikimet për këtë post.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota donald trump karin jean pierre shba donald trump karin jean pierre shba

Sondazh

Poll