Bota

Kina vendosi masa për parandaimin e përhapjes së Covid, rikthehen vonesat në transport

6 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
Kina vendosi masa për parandaimin e përhapjes së Covid, rikthehen

KINË- Transporti global sapo ka filluar të ringrihej nga kaosi që shkaktoi pandemia. Tani mbipopullimi dhe vonesat në port janë kthyer dhe mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Bllokimet nga Covid-19 në Kinë kanë shkaktuar dëme në Shangai, porti më i madh i kontenjerëve në botë.

Disa qytete kineze, duke përfshirë kyeqytetin, kanë filluar të lehtësojnë kufizimet për Covid ditët e fundit edhe pse tashmë ekspertët thonë se dëmi është bërë dhe transporti global do të vuajë gjatë gjithë verës. Kjo mund të ushtrojë edhe më shumë presion mbi zinxhirët global të furnizimit që tashmë janë rënduar nga pushtimi rus në Ukrainës.

Sipas CNN, të dhënat nga Project44, i cili gjurmon zinxhirët e furnizimit global, treguan se vonesat e dërgesave midis Kinës dhe porteve kryesore të SHBA-së dhe Europës janë katërfishuar që nga fundi i marsit, kur Kina mbylli qytetin e Shangait.

“Me industrinë prodhuese që mbyllet në Shanghai dhe kamionistët nuk mund të udhëtojnë shpejt, eksportet janë reduktuar dhe vonesat e dërgesave janë rritur. Vonesat do të vazhdojnë në muajt e verës,”-tha Josh Brazil, drejtor i Supply Chain Data Insights në Project44.

Deri në fund të prillit, anijeve nga Kina në Seattle iu deshën katër ditë më shumë se normalja për të arritur në destinacion. Koha që u duhet anijeve për t’u larguar nga Kina dhe për të mbërritur në portet kryesore anembanë botës u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit të kaluar, por kishte disa shenja lehtësimi në Janarë dhe Shkurt.

Gjigandi i transportit Maersk paralajmëroi muajin e kaluar se shërbimet e kamionëve në Shangai do të ndikoheshin nga këto kufizime për Zero Covid. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota covid-19 karantina ne shangai kina rrikthehen vonesat ne transpotin e mallrave covid-19 karantina ne shangai kina rrikthehen vonesat ne transpotin e mallrave

Sondazh

Poll