Bota

Anëtarësimi i Kosovës në KE, Serbia: Kemi 14 shtete që mund të tërhqin njohjen e saj

6 Maj 2022, 12:21 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Kosovës në KE, Serbia: Kemi 14 shtete që

SERBI- Synimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, i paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, do të sjellë reagimin e fortë të Serbisë e cila do të tërhiqet nga Marrëveshja e Washingtonit dhe do të fillojë të kërkojë mosnjohjne e Kosovës.

Sipas Novostit, pas takimit në Berlin, Vuçiç ka theksuar se nëse dikush nuk e respekton marrëveshjen e Uashingtonit, “duart tona nuk do të jenë të lidhura”. Siç kanë theksuar edhe më parë zyrtarët serbë, Beogradi nuk do të bëjë hapin e parë, “sepse do të shpalleshin provokatorë”.

Diplomati në pension Zoran Milivojevic beson se ky nuk është vetëm fjalim i Kurtit, por është një operacion i sinkronizuar me Perëndimin, në të cilin Scholz është i mirëinformuar.

Kjo është një përpjekje për të konfirmuar “shtetësinë” e Kosovës dhe për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare të kontrolluara nga Perëndimi. Meqenëse politika e njohjes së Kosovës nuk po shkon mirë, ata duan t’i përfshijnë në organizatat ndërkombëtare nga dera e pasme. Ne do të kundërshtojmë. Por, nëse kjo  ndodh, të gjitha detyrimet dhe kufizimet tona hidhen poshtë. Konsensusi i plotë është i nevojshëm për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe duke pasur parasysh që ata përjashtuan Rusinë dhe prezenca e Perëndimit është dominuese. Kjo tregon se ne po hyjmë në një fazë të aktiviteteve të intensifikuara për të përfshirë Kosovën dhe çështjen e BeH në sferën tonë të interesit në favor të integrimeve euroatlantike.”tha ai.

Në shtator të vitit 2020, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, me të cilën Kosova ka pranuar një moratorium një vjeçar për mosanëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, pala serbe mori përsipër të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve, si dhe lobimi në vende të tjera për të mos njohur Kosovën. Edhe pse afati ka skaduar, zyrtarët amerikanë theksuan se marrëveshja mbetet në fuqi. Kosova ka aplikuar tashmë dy herë për pranim në Interpol. Kështu, në vitin 2019, kërkesa e Prishtinës u tërhoq menjëherë para seancës së Asamblesë së Përgjithshme dhe pasi numri më i madh i shteteve anëtare vendosën të mos votojnë “pro”. Një vit më parë, kërkesa për pranim në Interpol nuk kaloi në seancën në Dubai, megjithëse pati dy raunde votimi. Plani për t’iu bashkuar UNESCO-s dështoi në vitin 2015 dhe në vitin 2017, Prishtina e shtyu aplikimin për pranim.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni anetaresimi i kosoves ne nato dialogu kosove-serbi zoran milivojevic anetaresimi i kosoves ne nato dialogu kosove-serbi zoran milivojevic

Sondazh

Poll