Bota

Tentoi të korruptonte policinë duke i dhënë 50 euro, procedohet penalisht 36-vjeçari

6 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Tentoi të korruptonte policinë duke i dhënë 50 euro,

DURRËS- Një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet A. G., është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte policinë kufitare në Portin e Durrësit. 36-vjeçari banues në Vau i Dejës, Shkodër, kishte mangësi në dokumentacion dhe më pasë ka tentuar të korruptojë Policinë duke i lënë në pasaportë një  kartmonedhë me vlerë 50 euro. 

36-vjeçari po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Porti Durrës
Goditet një tjetër rast i mitëdhënies. Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin. Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota porti i durresit prodehet penalisht nje 36 vjecar porti i durresit prodehet penalisht nje 36 vjecar

Sondazh

Poll