Politike

Zgjedhja e Presidentit/ Kërkesa e PD për përfshirjen e ndërkombëtarëve, Gjiknuri: I pavendë

6 Maj 2022, 08:05 Nga DOSJA
Zgjedhja e Presidentit/ Kërkesa e PD për përfshirjen e

TIRANË– Propozimi i Partisë Demokratike, që në procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit të përfshihen edhe ndërkombëtarët, u quajt i pavendë nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Gjatë konferencës për gazetarët, Gjiknuri u shpreh se nuk është nevoja për ndërkombëtarë për një proces ku dy palët flasin shqip.

Gjiknuri: Ne kemi bërë thirrje faktorëve në parlament, për të filluar një proces dialogu, për të përcaktuar një profil. Grupi që ju thatë mund t’i kanalizojë këto kërkesa, do i shikojmë mirë nëse përputhen. Ultimatumi s’ka dhënë rezultat, presidenti nuk zgjidhet me ultimatum, por me konsensus.

Pyetja: Mos besimi nga PD është i madh, propozimi është që të përfshihen edhe ndërkombëtaret. Si e shikoni?

Gjiknuri: Mosbesimi shfaqet, është një praktikë që nuk është përdorur, palët që komunikojnë shqip shqip nuk është nevoja për ndërkombëtarë. Nuk është se ka probleme me fokus stabilitetin, për mua është propozim i pavendë.

LAJMI KRYESOR:Presidenti i ri/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Flasim e me Berishën! Fatos Nano s’përjashtohet

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike damian gjiknuri 6 maj 2022 damian gjiknuri 6 maj 2022

Sondazh

Poll