Politike

Debati për LGBTQI-në, Berisha: Me mua s’do ekzistojë ‘prindi1’ dhe ‘prindi2’

5 Maj 2022, 21:14 Nga DOSJA
Debati për LGBTQI-në, Berisha: Me mua s’do ekzistojë

TIRANË– Për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të ketë terma ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. I ftuar në “open”, Berisha tha se Partia Demokratike do të roeintohet drejt konservatorizmit dhe që thelbi do të jetë familja tradicionale. Berisha tha se pavarësisht orientimeve të ndryshme seksuale, termat për të cilat u hap një debat i madh në vendin tonë pas kërkersës së komunitetit të LGBTQI-së, nuk do të ekzistojnë.

“Ne do të jemi parti konservatore. Me partinë Demokratike do të jetë në fokus dinjiteti i familjes. Pa pasur asnjë paragjykim për orientime seksuale, nuk do të ketë kurrë emërtime ‘prindi1’ dhe ‘prindi2’,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll