Politike

VD-Negociojnë me Berishën apo jo…? Gjiknuri ndryshe nga Rama: Nëse vjen pas Alibeajt…

6 Maj 2022, 08:32 Nga DOSJA
VD-Negociojnë me Berishën apo jo…? Gjiknuri ndryshe nga Rama:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e la të hapur mundësinë e negociimit me Sali Berishën. Edhe pse kryeministri Edi Rama e quan të vdekur liderin historik të Partisë Demokratike, Gjiknuri u shpreh sot gjatë konferencës për gazetarët se nëse propozimet që do të paraqesë Enkelejd Alibeaj për president, janë edhe mendim i grupit të Berishës, do të mirëpriten. Gjithsesi, ai nënvizoi se Sali Berisha nuk ekziston për Partinë Socialiste.


Pyetja: A është e gatshme PS që të ulet në tavolinë me Berishën?

Gjiknuri: Nëse kryetari i grupit do të shkarkohet.. ka procedura, se mund të ketë shumë vetëshpallje, por në Kuvend ka disa procedura dhe grupe të proceduara,. Për sa kohë Alibeaj është kryetar grupi do të jetë në tavolinë bisedimesh. Nëse do shkarkohej Alibeaj thashë, nuk di të jetë shkarkuar ai. Procesi ka nisur, se cfarë ndodh në PD është problem i tyre. Të jetë kandidati për president figurë që i bashkon ato.

Pyetje: Duket se qëndimi juaj bie ndesh me Ramën, Berisha është i vdekur, ju thoni mund të vijë dhe nëse ka propozime.

Gjiknuri: Unë nuk thashë Berisha, nëse Alibeaj e gjen zgjidhjen dhe vjen me propozime dhe të pjesës tjetër, pse jo.

Pyetje: Rama e përjashton në çdo lloj forme…

Gjiknuri: Patjetër që Berisha nuk ekziston për ne, unë di që vetëm Berisha është non grata, nëse ata vijnë pas Alibeajt, gjithmonë për presidentin, është proces i tyre dhe unë e mirëpres.. Unë hodha një ide, e vlerësojnë ata.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Flasim e me Berishën! Fatos Nano s’përjashtohet

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike damian gjiknuri 6 maj 2022 damian gjiknuri 6 maj 2022

Sondazh

Poll