Politike

Berisha: Basha u nis me Gjekmarkajn për në SHBA, e zbritën në Romë

5 Maj 2022, 20:51 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës por nuk ka mbërritur dot. I ftuar në “Open”, Berisha tha se Basha ishte nisur me Agron Gjekmarkajn, sipas udhëzimeve që i kishte dhënë Gabriel Escibar, i dërguari i SHBA-ve. Por, Gjekmarkaj kishte vijuar rrugën, ndërsa Basha ka zbritur në Romë. 

“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore e diplomatike duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat. Ti ke kukulla plot në shtëpi se ke dy vajza, por po të shkosh në shtëpitë e shqiptarëve, nuk ke shumë kukulla, janë të bukura, por kaq. Nejse, Ecobar e ftoi, tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Agron Gjekmarkajn, e zbritën në Romë. Gjekmarkaj vazhdoi. E patë vetë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll