Politike

VD-EMRI i ri i Presidentit nga opozita? Gjiknuri: S’paragjykojmë, jemi të hapur nëse…

6 Maj 2022, 08:10 Nga DOSJA
VD-EMRI i ri i Presidentit nga opozita? Gjiknuri: S’paragjykojmë,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se presin emra edhe nga opozita për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjiknuri u shpreh se nuk paragjykojnë asnjë kandidaturë që vjen dhe janë të hapur nëse ajo merr pëlqyeshmëri nga shumica. 


Pyetja: Sa të sinqerta janë negociatat?

Damian Gjiknuri: Janë të sinqerta, ka veprime konkrete, thirrja për tu ulur, kompromisi për një axhendë, kemi një kalendar. Pse jo për të dëgjuar edhe një emër nga ata. Sinqeritet nuk merret i mireqënë veçse kur shihet. Veprimet e PS kanë qënë në funksion të sinqeritetit.

Mund të jetë një emër nga opozita?

Damian Gjiknuri: Kur diskutojmë për profil, jemi të hapur, nëse ka pëlqyeshmëri, s’kemi pse paragjykojmë dhe nëse vjen nga opozita. Është një pjesë e negocimit, kur ulesh, ulesh pa paragjykime por me parime. Të jetë një njeri pa plane politike. U duk qartë që Meta kishte plane pas zyre… Them se profili i këtyre kontureve, pa ambicie, duhet të jesh mbi palët, një person i hapur për dialog dhe të respektosh kushtetutën, je në kushte të mira për ta bërë këtë detyrë. Kemi rastin e Moisiut, s’do të thotë që të jesh politikan, dhe në vendet fqinje shohim njerëz që kanë mbyllur jetën politike dhe janë në vende të favorshme.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Flasim e me Berishën! Fatos Nano s’përjashtohet

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike damian gjiknuri 6 maj 2022 damian gjiknuri 6 maj 2022

Sondazh

Poll