Politike

I vetëm për kreun e PD! Berisha: Do bëj referendum, çdo anëtar shprehet pro ose kundër

5 Maj 2022, 20:27 Nga DOSJA
I vetëm për kreun e PD! Berisha: Do bëj referendum, çdo

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se e ka një zgjidhje edhe nëse me të nuk garon askush për kreun e Partisë Demokratike. I ftuar në “Open”, Berisha tha se ai nuk mundet në asnjë mënyrë që të sajojë rivalë, por që do të veprojë me referendum. Sipas Berishës, të gjithë anëatrët do të thirren edhe të votojnë pro ose kundër zgjedhjes së tij si kryetar.

Pjesë nga biseda: 

Eni Vasili: Ju flisni për votë, për garë, por mesa duket do të zgjidheni pa garë

Sali Berisha: Ju më konfundoni mua me Ramën, do tëk etë një fushatë të vërtetë, e një garë të vërtetë. Në një vend të lirë nuk ndodh kurrë që kandidati të krijojë rivalë, të ndiqen të njëjtat rregulla.

Eni Vasili: S’do të ketë garë, me kë do ta bëni garën

Sali Berisha: Ka referendum, kjo quhet referendum, anëtarët thirren për të votuar pro ose kundër Sali Berishës, e vetmja që s’mund të bëj është të kem një kandidat të shtirur, di që fillimisht ishin Kadilli dhe Kulluri.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll