Politike

Berisha: Ka një grup pro Bashës, mund të formojë parti, por ka rënie katastrofale!

5 Maj 2022, 20:35 Nga DOSJA
Berisha: Ka një grup pro Bashës, mund të formojë parti, por

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ka pësuar një rënie katastrofale. Duke u pyetur për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha u justifikua duke thënë se ata janë në meditim.

Lubonja: Unë shoh tre grupe. Mendoj se dhe me kokrra, shoh një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës. Shoh një grup që ka ambiciet e veta, përtej Bashës dhe Berishës dhe të ‘vijmë ne’. Të dy këta grupe i shoh si të kenë mbështetje amerikane. Ka dy grupe që mendojnë se me mbështetje, amerikane që është kryesore, dhe me mbështetje ligjore, mund të rimarrin partinë dhe grupin tuaj që ka shumicën e partisë dhe legjitimitetin. Ju arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars dhe një pjesë lëvizën nga kjo. Pastaj se sa të pavarur janë ata, që falën te ambasada në çdo rast, se di nëse janë të pavarur. Nëse do ishin të pavarur, do mbanin qëndrim. Atë që bëri Basha ishte gabim politik se përçau partinë dhe bëri lojën e kundërshtarit. Janë 3 grupe. Aq shoh unë.

Berisha: A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një poll që po bëhet, i Euroneës, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri. Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, se mohoj por i parëndësishëm. Po filtron dhe po filtron me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll