Politike

Alibeaj mbledh grupin, Berisha: Në asnjë vend të botës partinë nuk e drejton deputeti

5 Maj 2022, 19:15 Nga DOSJA
Alibeaj mbledh grupin, Berisha: Në asnjë vend të botës

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se është e pamundur që një parti të drejtohet nga një deputet. Ai iu referuar Enkelejd Alibeajt, i cili mblodhi sot grupin parlamentar. I ftuar në “Open”, Berisha tha se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Partia në asnjë vend të botës nuk drejtohet nga deputetët, ka grupet e saj. Çdo parti tjetër ka një shtab politik, këshillin kombëtar si udhëheqës mes Kuvendeve, kemi të bëjmë me legjitimen që është shumica, dhe një pjesë tjetër jolegjitime,”_ tha Berisha ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll