Zyrtari i Ministrisë së Brendshme shkakton aksident, Murati fsheh provat dhe largohet nga vendngjarja, Policia mbulon rastin
19 Korrik 2019, 11:02Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Reformes Territoriale, Bekim Murati është përfshirë disa javë më parë në një aksident rrugor.
Aksidenti ka ndodhur më 25 qershor pranë institutit të Fiskulturës, ku Murati është larguar nga vendi i ngjarjes, duke fshehur edhe provat për aksidentin.
Burime për Dosja.al nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore bëjnë me dije se së Këshillit të Ministrave i është dërguar shkresa lidhur me një aksident ku është përfshirë automjeti zyrtar me targë AA 781 PM, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas shkresës mjeti i takon një institucioni në varësi të MB (Agjencia për Zbatimin e Reformes Territoriale) dhe drejtohej nga drejtori, Bekim Murati.
Ky i fundit pasi është përplasur me një mjet, është larguar dhe nuk i ka ndaluar patrullës së policisë rrugore.
Rasti është regjistruar në sistem si “alert”, ndërkohë që drejtuesi i mjetit në historikun e tij si drejtues mjeti ka patur edhe dy raste të tjera për mosrespektim të punonjësit të policisë.
Ndërkohë edhe pse në shkelje flagrante, ende nuk ka një masë për këtë shkelës të ligjit, madje nga ana e institucioneve po bëhet një përpjekje për ta mbulur këtë rast.
(dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Akademia e Shkencave ka vendosur që t’i dërgojë një kërkesë Presidentit Ilir Meta që të të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon emrin e S...
Skamja, uria dhe varferia janë ulur këmbëkryq në familjën Hima në fshatin Gurëz të Kurbinit. Alfredi është djali i madh i kësaj familje, i cili ka plot gjashtë ...
SHKODËR– Dy inspektore në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për korr...
Durrës- Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku është përdhunuar një 7-vjeçare. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në një shkollë në ...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në Durrës, ku një vajzë vetëm 7 vjeçe është përdhunuar nga dy të mitur.Burimet bëj...
Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë dy persona pasi trafikonin emigrantë drejt Malit të Zi.Dosja.al ka mësuar emrat e të arrestuarve, të cilët ...
Tiranë- Ditën e sotme KPK konfirmoi në detyrë drejtuesin e Prokurorisë Krujë, Petrit Çanon. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e cila drejtohej nga Olsi Ko...
Tiranë- Ditwn e sotme nw Komisionin e Pavarur tw Kualifikimit wshtw zhvilluar seanca dëgjimore për Olsian Çelën, kandidatin për kryeprokuror. Trupa gjyku...
TIRANË- Me 7 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Ened Nakuçi, po...