Politike

Boçi:Mbledhjen e grupit parlamentar të PD e vendos kryesia, zgjedhja e Presidentit është…

5 Maj 2022, 21:27 Nga DOSJA
Boçi:Mbledhjen e grupit parlamentar të PD e vendos kryesia, zgjedhja

TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për Ora News, Boçi tha se është kryesia ajo që vendos datën orën, agjendën e thirrjes së grupit parlamentar

Luçiano Boçi: Nuk flitet për grupime, ka mendime të pavarura dhe qëndrime të karakterit personal që ngjajnë me njëra tjetrën dhe krijojnë imazhin e grupimeve. Pjesa e deputetëve është në përpjekje për të gjetur identitetin e tyre në raport me sjelljen me grupin parlamentar dhe kjo është e natyrshme. Është kryesia ajo që vendos datën orën, agjendën e thirrjes së grupit parlamentar.

Boçi referuar Alibeajt, tha se bashkimi i PD-së nuk varet nga deklaratat personale të deputetëve.

Luçiano Boçi: Bashkimi i PD nuk varet nga deklaratat personale të deputetëve. Procesi i bashkimit është një proces i gjatë që ka fazat e tij. Është një proces që vjen nga mënyra se si reago dhe se si sillet anëtarësia e PD-së. Teksa është ndalur çështja e kreut të shtetit, deputeti theksoi se Edi Rama e ka shndërruar procesin e zgjedhjes së presidentit në një teatër tallës.

Alibeaj: Grupi parlamentar ka 36 deputetë, disa nuk erdhën në mbledhje se kishin impenjime
Luçiano Boçi: Rama e ka shndërruar procesin e zgjedhjes së presidentit në një teatër tallës edhe me publikun por edhe me opozitën. Fasada e online është kryer, fasada e zarfit është kryer dhe tani ka ngelur fasada e vogël. Fasada fillon që në momentin kur institucionet e PD-së marrin përsipër gjëra që nuk ia jep statuti I PD-së. Qëndrimin politik në raport me këtë proces e përcakton Këshilli Kombëtar. Grupi parlamentar ndjek qëndrimin politik dhe operon me përfaqësinë parlamentare që negocion në lidhje me presidentin.

Ai theksoi se Rama kërkon që të ketë një president kukull në mënyrë që të mos kundërshtoj iniciativat e tij, të cilat i ka bërë publike.

Luçiano Boçi: Nga ana tjetër Rama duke qenë i interesuar të ketë president kukull në xhepin e tij për shkak se nuk do kundërshti për iniciativat e tij të bëra publike, kërkon që presidenti të jetë i komanduar. Këto zëra janë shuar. Balla ka sjellë në vëmendje rastin e Metës dhe ka thënë që një kandidat nga opozita është i papranueshëm. Përderisa kemi deklarata të tilla gjithçka tjetër është fasadë. Në Shqipëri nuk ekziston asnjë institucion i pavarur. Të gjithë institucionet e tjera kushtetuese e jo kushtetuese janë të kapura nga Rama.

Marrë nga Ora News

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike luciano boci luciano boci

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...